Meshkujt që përdorin Viagra rrezikojnë të humbasin shumë nga degjimi i tyre.
Në këtë përfundim ka dalë një studim nga Universiteti i Alabamas. “Eshtë e rëndësishme që pacientët që përdorin Viagra dhe dyshojnë për probleme me dëgjimin, të drejtohen tek mjeku”, shprehet drejtuesi i këtij kërkimi.
Tre vjet më parë, “Food & Drug Administration” në SHBA njoftoi shoqëritë farmaceutike të shkruajnë në kuti edhe rrezikun që u kanoset pacientëve.
Studimi i fundit sqaron se nuk ka të dhëna të sakta, por që nga viti 1998 kur Viagra u hodh në treg, rastet e shurdhërisë janë shtuar ndjeshëm. Për këtë motiv, një kërkues nga University of Alabama-Birmingham vendosi të analizojë të dhënat.
Ai ka marrë në studim kartelat e 11 mijë meshkujve mbi 40 vjec, mes të cilëve 3 % e tyre ka humbur dëgjimin menjëherë pasi nisën përdorimin e Viagras.
Top Channel