Indi, 27 te vdekur nga cikloni tropikal
21/05/2010 12:20
Jane 27 viktimat e ciklonit tropikal “Laila” qe tre dite me pare goditi bregun jug-perendimor te Indise.
Lajmin e bejne te ditur agjencite lokale, sipas te cilave mes viktimave eshte edhe nje familje me dy femije, e cila eshte zene nga shembja e shtepise.
Qe prej dites se djeshme cikloni ndodhet ne brigjet e shtetit Andhra Pradesh, ku po shkakton deme te shumta ndaj rrjeteve te komunikimit dhe atyre elektrike.
Rreth 55 mije banore kane mbetur te pastrehe dhe ndodhen ne qendrat e pritjes te ngritura nga qeveria.
Sipas buletinit te fundit meteorologjik, cikloni aktualisht eshte i qendrueshem, por ne 24 oret e ardhshme do te levize drejt veriut dhe shtetit te Orises.
Top Channel