Kompania ajrore britanike, “British Airways” ka raportuar humbjen e saj me te madhe vjetore, te shkaktuar nga kostoja e larte dhe impakti nga grevat.
Kompania ka humbur 531 milione sterlina ne 12 muajt e fundit, qe eshte dhe me e madhja qe nga privatizimi i saj ne vitin 1987.
Kesaj i shtohen edhe 401 milionet e humbur ne periudhen 2008-09, por qe gjithesesi eshte me e ulet se parashikimet e analisteve qe vleresonin se humbja do te ishte 600 milione sterlina.
Te dhenat jane publikuar teksa “BA” do te perballet me mbi 15 dite greve nga punonjesit e saj, qe pritet te filloje diten e hene.
Burime prane kompanise kane bere te ditur se te ardhurat e saj ne vitin e fundit kane qene nen 1 bilion sterlina, edhe pse ajo arriti te ulte kostot e saj me 990 milione.
Top Channel