Mbytja e anijes, BE denon Korene e Veriut
20/05/2010 19:00
Bashkimi Evropian ka denuar Korene e Veriut per veprimin e saj “te papergjegjshem” ne sulmin qe shkaktoi mbytjen e anijes ushtarake koreano-jugore ne detin e Verdhe.
Reagimi ka ardhur nga shefja e Politikes se Jashtme, Catherine Ashton, e cila ka theksuar se perfundimet e hetimit te drejtuar nga Koreja e Jugut me kontributin e SHBA, Britanise dhe Suedise jane jashtezakonisht shqetesues.
Nga ana tjeter, Ashton ka pershendetur Seulin per maturine e shfaqur ne nje situate “dhimbjeje dhe indinjimi kombetar”.
Top Channel