Google, në vjeshtë edhe me televizor
20/05/2010 21:50
Google zgjerohet edhe më shumë duke hedhur në treg një teknologji që do lejojë përdoruesit të navigojnë në internet dhe në të njejtën kohë të shikojnë televizor.
Marrëveshja me kompaninë japoneze Sony është mbyllur me sukses në San Fracisco. Bashkë me këto kompani do punojnë edhe Intel e Logitech.
Televizorët e Google do hidhen në treg gjatë vjeshtës së këtij viti. Sony do prodhojë televizorët që do të pajisen me një mikroprocesor Intel.
Top Channel