Pamja e Shqiperise reale vertete mund te jete dekurajuese per nje femije qe nuk gjen atje asnje lulishte, park lojrash apo fushe sportesh, por per fat ekziston edhe nje Shqiperi tjeter, ku femijet e sotem kane gjetur parajsen.

Kjo eshte Shqiperia virtuale, hapesira e lojrave elektronike qe ndonese e mbyllur brenda kompjuterave te vegjel ka mundesi te vazhdueshme qe çdo femije te zhvilloje prirjet e tij.

Ashtu siç ben pershembull Uendi, nje 7 vjeçar qe sapo ka filluar te njihet me shkronjat e para te abetares, por njeh çdo loje ne komjuter dhe per me teper edhe ato ne internet.

“Komjuterin e kam mesuar qe kur kam qene 4 vjeç”, thote Uendi.

Por si mundet qe nje femije qe asaj kohe te mesojne shumicen e lojrave ne kompjuter? Per me teper ti kuptoje ato?

FOTO GALERI
1/3

Top Channel