Transaksionet në dollarë, Abn Amro paguan 500 milion dollarë

11/05/2010 04:35

Banka holandeze Abn Amro ka rënë dakort për të derdhur në arkën e Shteteve të Bashkuara shumën prej 500 milion dollarësh për akuzat për mashtrim.

Abn Amro akuzohet prej Departamentit të Drejtësisë në Uashington për falsifikim dokumentacioni për të fshehur transaksione me vendet të cilat ndodhen nën sanksionet e vendosura prej Shteteve të Bashkuara.

Banka e blerë tashmë prej “Royal Bank of Scotland” akuzohej për kryerjen e transaksioneve në dollarë me Iranin, Libinë, Sudanin dhe Kubën, që të gjitha vende në “listën e zezë ekonomike” të Uashingonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA