SHBA, në Kongres marrëveshja nukleare me Rusinë

11/05/2010 04:00

Presidenti amerikan Barak Obama i dërgoi Kongresit për ratifikim marrëveshjën e arritur më Rusinë mbi bashkëpunimin për zhvillimin bërthamor për qëllime paqësore.

Marrëveshja e firmosur më 6 maj të vitit 2008 në Moskë nga ana e presidentit të atëhershëm amerikan Xhorxh Bush ishte braktisur pas krizës në Kaukaz, e shpërthyer në verën e atij viti mes Rusisë dhe Gjeorgjisë.

Tashmë duket se mirëkuptimi SHBA-Rusi mbi cështjen iraniane është i mjaftueshëm për presidentin Obam për ratifikimin e marrëveshjes së “lënë pas dore”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA