Reja e hirit, Spanja mbyll 7 aeroporte

11/05/2010 09:25

Reja e hirit e shkaktuar nga aktivizimi i vullkanit islandez ka detyruar autoritetet spanjolle të mbyllin shtatë aeroporte mëngjesin e sotëm.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, të cilat saktësojnë se aeroportet e mbyllura janë ato të Sevilies, Jerezit, Badajozit, etj.

Gjithashtu, janë mbyllur edhe aeroportet në ishujt Tenerife, Palma dhe La Gomera. Autoritetet spanjolle kanë shtuar më tej se ende nuk dihet se kur aeroportet do të hapen sërish.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA