Ish-guvernatori i drogës del para gjyqit

11/05/2010 03:40

Një ish-zyrtar i lartë meksikan po përballet me drejtësinë amerikane për trafik droge dhe pastrim parash.

Maria Ernesto Villanueva Madrid,  guvernator prej vitit 1993 deri në vitin 1999 në shtetin meksikan të Quintana Roo doli përpara një gjykatë në Nju Jork. Veç akuzave për pastrim parash dhe trafik droge, mbi të rëndojnë edhe bashkëpunim me kartelet e drogës, veçanërisht me kartelin e Huarezit, të cilin dyshohet se e ka ndihmuar të kalojë qindra ton kokaine kolumbiane prej Meksikës drejt SHBA-së.

Ernesti Villanueva është zyrtari më i lartë meksikan i kërkuar nga drejtësia amerikane dhe i ekstraduar atje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA