FMN: Një rritje e moderuar po prek Evropën
11/05/2010 10:30
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar se një rimëkëmbje e moderuar po merr formë në Evropë.
Sipas FMN, kjo rritje ka prekur kryesisht vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe për Eurozonën GDP do të ketë një rritje prej 1% në vitin 2010, me një inflacion në nivelin 1.5%.
“Në termat afatshkurtër rritja do të vazhdojë të përfitojë nga eksportet dhe nga masat e stimulimit fiskal. Gjithashtu, përmirësimi i besimit tek investitorët dhe konsumatorët mund të nxisë kërkesën e brendshme”, ka deklaruar FMN.
Megjithatë, institucioni ndërkombëtar vlerëson më tej se me papunësinë që parashikohet të rritet dhe me vështirësitë në sektorin bankar, konsumi dhe investimet do të mbeten të tkurrura.
Top Channel