Trichet: BQE, plotësisht e pavarur
10/05/2010 16:35
Presidenti i Bankës Qëndrore Evropiane, Jean Claude Trichet ka deklaruar se institucioni që ai drejton është plotësisht i pavarur.
“Vendimet e marra nga këshilli nuk janë fryt i presioneve apo sinjalizimeve nga ana e askujt”, ka pohuar Trichet.
Kreu i BQE u është përgjigjur kështu pyetjeve mbi rolin e ri të këtij institucioni në planin evropian të ndihmave, përmes të cilit do të blihen tituj shtetërore nga vendet që janë në vështirësi ekonomike.
Top Channel