Pakistan, i gjendet qark në këpucë, evitohet tragjedia
10/05/2010 12:40
Forcat e sigurisë në aeroportin pakistanez të Karacit kanë arritur të evitojnë një tragjedi të mundshme pasi një person me këpucë të dyshimta është ndaluar.
Në këpucët e tij janë gjetur disa bateri dhe një cirkuit elektronik. Praninë e këpucëve të dyshimta e ka identifikuar skaneri elektrik. I arrestuari do udhëtonte në drejtim të Muskatit me linjën “Thai Airways”.
Bëhet fjalë për 30 vjecarin e quajtur Faiz Mohammad, profesor dhe inxhinier, i cili tha se do shkonte drejt Omanit. Burime të sigurisë së aeroportit bëjnë me dije se ai e kishte futur qarkun në pjesën e poshtme të këpucës.
Top Channel