Kriza, BE paketë 750 mld euro për të evituar frikën

10/05/2010 08:45

Bashkimi Europian ka hartuar një paketë 750 miliardë euro për të evituar rrezikun e sulmeve të ndryshme spekulative duke evituar edhe hijet e dyshimit mbi vendet që rrezikojnë të zhyten në krizë ashtu si Greqia.

Paketa është miratuar pas 10 orë bisedimesh mes ministrave të Financave të BE-së, të cilët ishin mbledhur në Bruksel. Gjatë mbledhjes maratonë iu kërkuan sakrifica edhe Portugalisë e Spanjës, vende që konsiderohen si më të rrezikuarat për t’u prekur nga “virusi” grek. Ky është plani më i madh i shpëtimit i hartuar në Eurozonë.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Barak Obama ka telefonuar homologun francez Sarkozi dhe kancelaren gjermane Merkel, të cilëve u ka bërë me dije për domosdoshmërinë e një përgjigjeje të fortë nga Europa, e cila duhet të besojë tek tregjet. Në këtë paketë, 250 miliardë euro do lëvrohen nga FMN-ja, ndërsa pjesa tjetër nga Bashkimi Europian.

Një tjetër mbështetës është edhe Banka Qëndrore Europiane, e cila do ndërhyjë në vendet e Eurozonës duke blerë tituj publikë në rast rreziku. Ndërkohë, dita e bisedimeve nuk ka shkuar si në vaj për ministrat pasi situata u bë e paqartë për shkak të një dhimbjeje që ka prekur ministrin gjerman Wolfgang Schauble, i cili u shtrua në spital, ndërsa një moment tjetër kritik ishte refuzimi i projektit nga ana e Londrës.    

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA