Britani, arrihet pakti Cameron-Clegg
10/05/2010 16:10
Në Britaninë e Madhe është arritur marrëveshja mes konservatorëve, fitues të zgjedhjeve të përgjithshme, dhe liberaldemokratëve.
Lajmin e bëjnë të ditur burime që citohen nga rrjeti televiziv “Sky”, sipas të cilave marrëveshja u arrit pas një takimi mes David Cameron dhe Nick Clegg.
Konservatorët fituan zgjedhjet e përgjithshme duke lënë pas laburistët e udhëhequr nga Gordon Brown, por nuk arritën të siguronin shumicën e duhur për të formuar qeverinë.
Top Channel