Iran, 5 të varur për terrorizëm
09/05/2010 13:45
Pesë persona të akuzuar për kryerjen e atentateve dhe akteve terroriste, janë varur sot në burgun e Evine të Teheranit.
Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve IRNA, sipas të cilës ishin akuzuar “për lidhje me grupet antirevolucionare”.
Agjencia nuk saktëson se për çfarë datash dhe qytetesh i referohej komunikatës së zyrës së prokurorit të Teheranit që nuk specifikon as dhe kujt grupeve të dënuarit i përkisnin.
Top Channel