Hiri vullkanik, sërish probleme në Europë

09/05/2010 18:55

Hiri nga vullkani i Islandës po shkakton sërish probleme  në trafikun ajror të Europës. Përveç Spanjës ku u mbyllën 19 aeroporte, tani situata duket e vështirë në lindje të Francës dhe veriun e Italise.

Në Itali, aeroportet e Milanos, Pizës dhe Firences janë mbyllur. Të hapur mbeten aeroportet e Venecias, Triestes dhe Riminit.

Sipas EuroControl prania e hirit në hapësiren ajrore italiane nuk përputhet me parametrat e sigurisë.

Në Spanjë tre aeroporte mbeten të mbyllura të dielën në mëngjes, Santiago de Compostela, Vigo dhe La Coruna.

Zyra Meteorologjike e Britanisë së Madhe thotë se hiri mund të sjellë vonesa në fluturime ditët e ardhshme.

Mbyllja e aeroporteve në veri të Italisë, ka sjellë edhe pezullimin e fluturimeve nga aeroporti i Rinasit drejt Milanos dhe Pizës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA