Britani, 14 vjeçari votues shkakton polemika

09/05/2010 18:05

Probleme me proçesin zgjedhor duket se nuk ka vetëm vendi ynë. Rasti më flagrant mbërrin nga Britania e Madhe ku në zgjedhjet e 6 majit rezulton votues edhe një 14 vjeçar.

Adoleshenti Alfie MeKenzi ka rezultuar i regjistruar gabimisht në regjistrat që përmbajnë emrat e personave me të drejtë votimi. Pa u menduar dy herë 14 vjeçari ka përfituar nga gabimi i autoriteteve zgjedhore dhe ka shkuar ka hedhur fletën e tij në kuti duke kontribuar në rinovimin e parlamentit britanik.

Rasti është zbardhur prej drejtorit të shkollës ku vazhdon studimet adoleshenti dhe ka shkaktuar mjaft polemika dhe një lumë kritikash ndaj komisionit zgjedhor.

Edhe pse gjesti i 14 vjeçarit MeKenzi përbën një vepër penale, autoritetet vendosën të mos e proçedojnë atë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA