“Testi” Reno-Vestfalia, Merkel dështon

09/05/2010 18:45

Mbyllen qëndrat e votimit në landing verior të Reno-Vestfalias në Gjermani dhe sipas exit polleve, kancelarja gjermane Angela Merkel ka humbur mazhorancën.

Sipas sondazheve të para, koalicioni CDU-FDP, dy partitë të cilat qeverisin Gjermaninë kanë siguruar vetëm 40.5 përqind të elektoratit kundrejt 51 përqindëshit që kishin sguruar në të njëjtin land në maj të 2005-ës.

Votimet në Reno-Vestfalia u konsideruan si një test ndaj politikave të qeverisë së Angela Merkel, ku sipas exit polleve kancelarja nuk gëzon mbështetjen e gjermanëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA