Tajlandë, trazira në Bangkok, vriten 2 policë
08/05/2010 08:00
Dy policë kanë vdekur dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur në përleshjet e dhunshme të regjistruara në Bangkok, mes manifestuesve dhe forcave të rendit.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, të cilat u referohen autoriteteve tajlandeze.
Sipas këtyre të fundit, një prej dy agjentëve u vra nga shpërthimi i një granate që dyshohet të jetë hedhur nga protestuesit.
Prej javësh, të ashtuquajturit “Këmishët e kuqe” po zhvillojnë protesta kundër qeverisë, duke i kërkuar kryeministrit Vejajiva shkrirjen e parlamentit dhe zgjedhje të parakohshme.
Top Channel