Spanjë, operohet mbreti Juan Carlos

08/05/2010 15:10

Mbreti i Spanjës, Juan Carlos është operuar sot në Barcelonë për të hequr një nyje nga mushkria e djathtë.

Ndërhyrja kirurgjikale ishte vendosur që më 28 prill, pas një analize të kryer pas konstatimit të disa problemeve shëndetësore.

Ditën e djeshme monarku 72 vjecar priti në Zarzuela zëvendëspresidentin amerikan Joseph Biden, takim gjatë të cilit ishte në formë të shkëlqyer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA