Papa pranon dorëheqjen e peshkopit gjerman

08/05/2010 14:25

Papa Benedikti ka pranuar dorëheqjen e një peshkopi gjerman të akuzuar për rrahje të të miturve. Lajmin e ka bërë të ditur vetë selia e shenjtë.

Peshkopi Bishop Walter Mixa nga Augsburgu tha në letrën e dorëheqjes së tij se dioqeza e tij ka nevojë për një fillim të ri.

Peshkopi fillimisht i mohoi akuzat për goditje të të miturve në një jetimore gjatë viteve 1970-80, por më vonë kërkoi falje.

Ai nuk është akuzuar kurrë për ndonjë abuzim seksual, por gjithësesi prokurorët deklaruan të premten se po e hetojnë edhe këtë pistë.

Kisha Katolike ndodhet nën një presion të ashpër për shkak të zbulimeve të abuzimeve seksuale që kanë qarkulluar në të gjithë botën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA