Kubë, lirohet nga burgu gazetarja disidente

08/05/2010 17:30

Autoritetet kubaneze kanë liruar gazetaren disidente Dania Virgen Garcia, e cila u arrestua në Havane dhe u dënua me 20 muaj burg pasi u shpall fajtore për abuzim me autoritetin prindëror.

Ajo, sipas zyrtareve qëlloi të bijën gjatë një grindjeje me të. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Kubanez për të drejtat njerëzore.

Garcia 41 vjec, bashkëpunëtore e opozitës u lirua më motivacionin zyrtar të ‘ndryshimit të rrethanave’.Do të qëndrojë në burg ndërkohë bashkëpunëtori tjetër i saj në profesion Calixto Ramon Martinez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA