Itali, së shpejti reforma për emigrantët

08/05/2010 09:50

Së shpejti në Itali do të nisë diskutimi dhe shqyrtimi i reformës së re për nënshtetësinë për emigrantet e huaj që jetojnë në vend.

Kryetari i Dhomës së Deputetëve Gianfranco Fini deklaroi se diskutimi mund të nisë në qershor, megjithë kundërshtitë që ka shprehur Lega e Veriut.

Teksti i reformës ka mbërritur në Parlamentin e vendit fqinj që në 2009-ën, por u kthye mbrapsht për ta rishikuar pas disa kundërshtimeve.

Sipas reformës, përparësi do të kenë ata shtetas të huaj të cilët kanë lindur në Itali dhe përfundojnë studimet në këtë vend, të cilëve do të mund t’u jepet nënshtetësia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA