Turqi, miratohen ndryshimet kushtetuese

07/05/2010 14:00

Parlamenti i Turqisë ka miratuar 26 nga 27 ndryshimet kontroverse të Kushtetutës, të cilat sipas kritikëve do të minojnë pavarësinë e gjykatave shekullore.

Opozita akuzon partinë në pushtet, AKP, se po përpiqet të vërë nën kontroll institucionet shtetërore. Rrënjët e AKP-së bazohen tek politika e Islamit.

Por partia e kryeministrit Erdogan nuk mori dy të tretat e votave dhe kështu amendamentet do të shkojnë në referendum.

Nga ana e saj AKP thotë se reformat do të ndihmojnë vendin në aplikimin për anëtarësimin në BE. Paketa e amendamenteve kaloi pas një seance maratonë që zgjati 4 ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA