Kriza greke trondit bursat aziatike
07/05/2010 09:35
Bursat aziatike kanë pësuar një rënie të ndjeshme nga frika e investitorëve se kriza e Greqisë mund të ndalë rimëkëmbjen globale të ekonomisë.
Në Japoni, bursa e Nikkei ra me 3.2 përqind, ndërsa ajo e Australisë humbi 1.6%.
Situata në fjalë vjen një ditë pas rënies së rëndë në tregjet amerikane, ku indeksi i Dow Jones ra me 9% para se të përmirësohej.
Edhe paundi britanik ra ndjeshëm përballë valutës së dollarit dhe euros, pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve.
Paundi ra me 3 cent, ose 2 përqind kundrejt dollarit, ndërkohë që ndaj euros ajo ra me më shumë se dy cent, ose 1.6 përqind.
Top Channel