Clegg: Kam kaluar një natë zhgënjyese

07/05/2010 11:45

Nick Clegg ka deklaruar se ka kaluar një natë zhgënjyese pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve, të cilat i nxjerrin Liberal Demokratët të humbur.

Partia e zotit Clegg, i cili gjatë fushatës deklaroi se procesi ishte kthyer në një garë me dy kuaj mes partisë së tij dhe konservatorëve, mund të përfundojë me më pak vende në Parlament se në vitin 2005.

“Ne thjesht nuk kemi arritur atë që shpresonim”, ka deklaruar Clegg, i cili në sondazhet parazgjedhore rezultonte favorit.

Nga radhët e partisë së Clegg ishin deputetët Lembit Opik dhe Evan Harris që humbën vendin e tyre në Parlament.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA