Asnjëra nga partitë nuk ka fituar shumicën parlamentare për të qeverisur vetëm.Konservatorët kanë fituar më shumë se një të tretën dhe numrin më të madh të vendeve në parlament, por kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për të fituar një shumicë absolute në parlament. (UPDATE)
Lideri i konservatorëve, David Kameron, tha se konservatorët ishin gati të qeverisnin vendin.Por, Kryeministri Gordon Brown tha se e kishte për detyrë të luante rolin e tij që Britania ‘të ketë një qeveri të fortë dhe të qëndrueshme’.
Korrespondentët thonë se kjo do të thotë se ai po e konsideron formimin e një koalicioni me Partinë Liberal Demokrate.
Konservatorët e kanë hedhur poshtë këtë si ‘koalicion të të humburve’.
Laburistët kanë humbur rëndë ndërsa Liberal Demokratët nuk kanë arritur që të realizojnë parashikimet e sondazheve të opinionit gjatë fushatës.
649 vende në parlament u kontestuan pas një prej garave më të forta të viteve të fundit.
Korrespondentët e BBC-së thonë se meqënëse asnjë nga partitë nuk ka fituar shumicën për të formuar qeverinë, atëherë do të duhet të ketë koalicion.
Por se çfarë do të ndodhë, kjo nuk do të dihet të paktën deri në fund të ditës së premte.
Top Channel