Britani, ekuilibër mes laburistëve dhe konservatorëve

07/05/2010 04:15

Dalin rezultatet paraprake të zgjedhjeve të mbajtura ditën e enjte në Britaninë e Madhe ku në orët e para të mëngjesit rezultati ishte mjaft i ekuilibruar mes laburistëve të Braun dhe konservatoreve të Kamerun.

Konservatorët sipas rezultateve paraprake, deri rreth orës 04:20 kanë siguruar 92 mandate ose 33.1 përqind të votave. Po kaq mandate, veçse me një përqindje prej 28.5 përqind kanë siguruar laburistët e Gordon Braun.

Ndërkohë që forca e tretë politikë, përkundër sondazheve paraazgjedhore ka zhgenjyer deri më tani duke marrë vetëm 14 mandate ose 20.9 përqind të votave.

Rezultati përfundimtar zyrtar pritet të dalë paraditen e ditës së premte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA