Belgjikë, pranga shqiptarit të kërkuar në Itali
07/05/2010 11:55
Policia italiane, në bashkëpunim me atë belge ka arrestuar në Bruksel një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim për një vrasje të kryer në vendin fqinj.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave shqiptari konsiderohet si autor i vrasjes së një truprojeje në një diskotekë të qytetit të Torinos.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 13 dhjetor të vitit të kaluar. Shtetasi shqiptar kishte arritur të largohej nga qyteti piemontez, ndërsa një bashkëpunëtor i tij u arrestua menjëherë.
Top Channel