Rikthehen piratët somalezë

06/05/2010 00:15

Piratët somalezë rikthehen sërish edhe pse ujërat ku ata veprojnë patrullohen prej forcave detare të Bashkimit Europian.

Këtë radhë piratët kanë rrembyer një anijë naftëmbajtëse ruse në Gjirin e Edenit e cila ishte nisur nga Sudani për në Kinë. Sulmi ka ndodhur rreth 500 kilometra larg brigjeve të Jemenit.

Sipas autoriteteve ruse naftëmbajtësja “Moscoë University” mbahet peng bashkë me 23 marinarë në bord, që të gjithë të kombësisë ruse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA