Mumbai, terroristi do të varet

06/05/2010 13:00

Gjykata speciale e Mumbait ka dënuar me varje Mohammed Ajmal Amir Kasab, terroristin e Mumbait të 2008-ës.

Kasab është terroristi i vetëm që u kap i gjallë në atentatin në qytetin indian.

Katër ditë më parë militanti pakistanez u gjykua fajtor për më shumë se 80 akuza, mes të cilave sulm i armatosur, konspiracion dhe vrasje të shumëfishtë.

Vendimi është marrë 17 muaj nga tragjedia ku humbën jetën 166 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA