Britania sot voton

06/05/2010 12:20

44 milionë britanikë me të drejtë vote i drejtohen sot kutive të votimit, për zgjedhur se kush do t’i qeverisë ata në katër vitet e ardhshme. (UPDATE)

50 mijë qëndra votimi janë hapur që në orën 7:00 të mëngjesit për të pritur votuesit të cilët si afat të fundit për të votuar kanë orën 22:00 të mbrëmjes.

Janë 4,149 kandiatë të cilët garojnë për të fituar 650 vënde në parlamet në këto zgjdhje të përgjithëshme të vlerësuara si më të fortat prej shumë vitesh.

Sipas sondazheve përmbyllëse të fushatës elektorale asnjë nga tre partitë e mëdha Laboristët, Konservatorët apo Liberal Demokratët nuk do të fitojë shumicën e vëndëve në partlament për të formuar të vetëme qeverinë.

Sondazhi i fundit rendiste në vend të parë Konservarotët me 9 pikë por kjo nuk është e mjaftushme për një fitore të pastër të lidertin të opozitës David Cameron.

E nëse konservatorët e Cameron dalin të parët me numrin më të madh të vëndeve të fituara në parlament, atëherë ai padyshim do t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit për t’i dhënë jetë një bashkëqeverije me liderin e liberaldemokratëve Nic Clegg.

Por Clegg do ta ketë të vështirë një koalicion të tillë pasi zemra e partisë që ai drejton rreh ende majtas.

“Cilido pakt me konservatorët  do të jetë i vështirë për t’ju imponuar mijëra militantëve në bazës së partisë”, thotë një komentator politik për gazetën FT.

Profesori Michael Thrasher ekspert për sondazhet thotë se kutive të votimit do t’i drejtohet një numër shumë i madh të pavendosurisht të cilët mund ta drejtonë fitoren e këtyre zgjedhjeve në drejtim të paparashikueshëm.

Megjithatë një gjë është mëse e qartë se gara elektorale është shumë e ngushtë mes Laboristëve që kërkojnë një mandat të katërt qeverisës, Konservatorëve që mendojne se mund t’i fitojnë këto zgjedhje dhe Liberal Demokratëve të cilët do të mundohet të maksimalizojnë të gjitha vëndet e fituara në parlament, për te qenë ata dirigjuesit e formimit të koalicionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA