Britani, exit poll: Fitojnë konservatorët

06/05/2010 23:35

Pak minuta  pas mbylljes së qendrave të votimit në Britaninë e Madhe, exit poll-et e para shpallin fitues konservatorët e Devid Kameron me 307 mandate në Dhomën e Ulët.

Laburistët e kryeministrit Gordon Braun rezultojnë me 255 mandate, liberal-demokratët e Kleg 59 mandate dhe partitë e tjera 19 mandate.

Në sondazhin e zhvilluar nga BBC, Sky dhe ITV, konservatorët megjithëse triumfojne ndaj rivalëve laburistë të kryeministrit Braun dhe ata liberal-demokratë të Nik Kleg nuk kanë numrat e mjaftueshëm për të formuar kabinetin e ardhshëm, ndaj mediat vendase hamendësojnë mbi koalicionet qeverisëse pas ditës së premte.

Gjithësesi vendimtare pritet të jetë lëvizja e liberal-demokratëve të Nik Kleg të cilët zotërojnë 59 mandate.

Ndërkohë që gjatë natës pritet dalja e rezultateve paraprake, ndërsa ato zyrtare ditën e premte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA