SHBA shtyn me 1 vit sanksionet ndaj Sirisë

04/05/2010 01:45

Presidenti amerikan Barak Obama ka rinovuar sanksionet ekonomike ndaj Sirisë edhe për 12 muaj të tjerë.

Lajmi u njoftua prej Shtëpisë së Bardhë ku saktësohet se sanksionet u lanë në fuqi pasi për Uashingtonin Damasku vazhdon të mbështesë organizatat terroriste si dhe është në zotërim të armëve të shkatërrimit në masë.

Siria prej disa vitesh ndodhet nën sanksionet e SHBA-së, fillimisht për mbështetjen ndaj organizatës Hezbollah e më vonë edhe për posedimin e armëve të shkatërrimit në masë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA