Autoritetet amerikane duket se tashmë janë bindur plotësisht se atentati i mbetur në tentativë para pak ditësh në “Times Square” në Nju Jork ishte një akt i mirorganizuar terrorist.
Kjo sipas gazetës amerikane “Washington Post” vërtetohet nga kalimi i hetimeve në dorë të skuadrës së antiterrorizmit. E njëjta gazetë në faqen e saj të internetit shkruan se hetuesit e FBI-së janë të bindur se sulmi i dështuar është vepër e terroristëve ndërkombëtarë.
Një makinë më eksploziv e parkuar në sheshin më të famshëm të botës u sekuestrua prej policisë amerikane, fatmirësisht pa arritur të shpërthejë. Menjëhërë pas aktit autoritetet deklaruan se nuk kishte prova se sulmi është ndërmarrë prej ekstremistëve islamikë.
Gjithashtu një video me një person i cili parkon makinën dhe largohet i qetë prej saj ndodhet në duart e hetuesve të FBI-së të cilët pavarësisht filmimeve ende nuk kanë arritur identifikimin e tij.
Top Channel