Nafta, “BPâ€: Faji nuk është i joni
04/05/2010 15:00
“British Petroleum” merr përsipër të gjitha përgjegjësitë për katastrofën ekologjike në Gjirin e Meksikës, edhe pse nuk e ka shkaktuar ajo.
Deklarata është bërë nga administratori i “BP”, Tony Hayward, i cili ka theksuar se kompania do të paguajë të gjitha dëmet, por ka nënvizuar se faji real është i dikujt tjetër.
Mjetet e punës që kanë shkaktuar dëmin janë të “Transocean”, kompania që menaxhon platformën, e cila pret që më parë të publikohen rezultatet dhe më pas të dalë në përfundime.
Ndërkohë, organizata në gjëndje që të dalojnë derdhjen e naftës po mbërrijnë nga Bregu Perëndimor dhe nga Alaska.
Top Channel