Klinton: Kush shkel rregullat nukleare, paguan

04/05/2010 01:10

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton ka paralajmëruar masa të ashpra kundrejt të gjithë atyre shteteve të cilat shkelin Traktatin Ndërkombëtar të mospasurimi të uraniumit.

Në fjalën e saj mbajtur gjatë punimeve të konferencës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, kryediplomatja amerikane,  Klinton tha se mosrespektimi i rregullave dhe detyrimeve ndërkombëtare të përcaktuara në Traktatin e Mospasurimit të uraniumit do “t’i kushtojë shtrenjtë kujtdo shteti”.

Deklarata e Klinton i drejtohej tërthorazi Iranit, presidenti të cilit lëshoi deklarata të ashpra kundrejt SHBA-së në fjalën që mbajti gjatë punimeve të OKB-së. Fjalimi i Ahmadinexhad solli reagimin e delegacioneve të Europës perëndimore si dhe të atij amerikan, që në shenjë proteste braktisën sallën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA