Kinë, urdhër për të qëlluar agresorët e fëmijëve

04/05/2010 16:20

Pas serisë së dhunës ndaj dhjetra fëmijëve në shkollat e vendit, qyteti kinez i Chongqing ka urdhëruar policinë që të qëllojë pa paralajmërim kundër kujtdo që vë në rrezik jetën e studentëve.

Qyteti i rreth 30 milionë banorëve ka marrë këtë vendim pas urdhërit të Ministrisë së Sigurisë Publike që ka kërkuar të forcojë sigurinë në shkolla dhe vendet e frekuentuara nga të miturit.

Ditët e fundit janë bërë më të shpeshta sulmet nga ana e personave me probleme mendore kundër fëmijëve të shkollave elementare.

Vetëm javën e shkuar një person i armatosur me thikë ka plagosur 18 fëmijë në një shkollë në jug të Kinës, në provincën e Guangdong-ut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA