Japoni, polemika për bazën USA në Okinaua
04/05/2010 09:30
Kryeministri japonez Yukio Hatoyama ka deklaruar se nuk do të ishte e mundur të lëvizet plotësisht baza kontroverse amerikane nga ishulli i Okinauas.
Baza ushtarake amerikane nuk gëzon mbështetje në radhët e popullsisë japoneze dhe lëvizja e saj ka qenë një nga premtimet kyce të kryeministrit Hatoyama në zgjedhje.
Por gjatë një vizite në ishull, Hatoyama deklaroi se lëvizja e saj do të ishte e pamundur të realizohej plotësisht.
Në bazën në Okinaua ndodhet më shumë se gjysma e 47 mijë trupave amerikane të dislokuara në Japoni.
Top Channel