Itali, dorëhiqet ministri i Ekonomisë

04/05/2010 12:45

Ministri italian për Zhvillimin Ekonomik, Claudio Scajola ka njoftuar sot dorëheqjen e tij.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave dorëheqja ka ardhur si pasojë e përfshirjes së ministrit në hetimin mbi disa incidente të regjistruara në Itali gjatë samitit të vendeve të G8.

“Ndodhem cdo ditë i ekspozuar ndaj sajimeve gazetareske të cilat janë kontradiktore. Në një situatë të tillë unë duhet të mbrohem dhe për ta bërë këtë nuk mund të vazhdoj të jem ministër”, ka deklaruar Scajola.

Ai ka shtuar më tej se ndodhet prej 10 ditësh në një situatë të vështirë, për shkak të një fushate mediatike të paprecedentë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA