Irlandë, hiri vullkanik pezullon fluturimet
04/05/2010 10:05
Të gjitha fluturimet nga Irlanda e Veriut dhe Republika Irlandeze janë pezulluar që prej orës 07:00 të ditës së sotme për shkak të rreziqeve që vijnë nga hiri i vullkanit të Islandës.
Edhe hapësira ajrore e Skocisë u mbyll, duke prekur kështu shumë aeroporte të vendit, ndërkohë që në pjesën tjetër të Britanisë trafiku ajror ka vijuar normalisht.
Megjithatë, fluturimet brenda dhe jashtë Republikës Irlandeze pritet të rifillojnë rreth orës 13:00.
Një re e madhe hiri po lëviz drejt jugut nga i njëjti vullkan i Islandës, që në muajin prill coroditi udhëtimet ajrore në të gjithë Evropën.
Fluturimet në kontinentin e vjetër u ndalën për të paktën 6 ditë nga frika se hiri mund të prishte motorët e avionit.
Top Channel