Eurocontrol: Irlanda rihap hapësirën ajrore

04/05/2010 21:40

Hapësira ajrore evropiane është sërish e gjitha hapur. Lajmin e ka bërë të ditur Eurocontrol, duke shpjeguar se ka përfunduar limitimi i trafikut nga ana e Irlandës.

Fluturimet ishin ndalur mëngjesin e sotëm për shkak të një reje të re tymi që vinte nga vullkani islandez.

Mbyllja e përkohëshme e hapësirës ajrore irlandeze ka shkaktuar anulimin e rreth 150 fluturimeve.
 

Top Channel