Atentatori i vetëm që mbijetoi pas sulmeve në qytetin indian të Mumbait në vitin 2008 duhet të varet. Ka qenë kjo kërkesa e prokurorëve gjatë procesit që po zhvillohet në Indi.
“Do të ishte një tallje për drejtësinë nëse nuk vendoset dënimi me vdekje”, deklaroi prokurori Ujwal Nikam.
Mohamad Ajmal Amir Qasab, një 22 vjecar pakistanez, u shpall fajtor ditën e djeshme për një varg akuzash, mes të cilave vrasje, thirrje për luftë dhe mbajtje të eksplozivit.
Sulmi i dy viteve më parë la 174 të vdekur, përfshirë 9 atentatorët e tjerë, dhe ftohu marrëdhëniet mes Indisë dhe Pakistanit.
India fajësoi militantët e vendosur në Pakistan për sulmet. Ky i fundit, pasi i mohoi ato fillimisht pranoi se pjesërisht ato ishin organizuar në territorin e tij.
Top Channel