Lideri taleban: Sulme në qytetet amerikane
03/05/2010 09:45
Lideri i talebanëve të Pakistanit ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një seri atentatesh në qytetet më të mëdha.
Pak orë pas dështimit të atentatit në zemër të Amerikës, Hakimullah Mehsud ka publikuar një video që mendohet se është regjistruar në datën 4 prill.
“Ora është e afërt kur ushtarët tanë do sulmojnë qytetet e mëdha amerikane”, shprehet Mehsud që mendohej i vdekur në një bombardim të avionëve amerikanë.
Top Channel