Koreja e Veriut, Kim Jong Il viziton Kinën

03/05/2010 13:25

Për të parën herë pas katër vjetësh, presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong Il del për një vizitë zyrtare jashtë vendit të tij.

I hipur në një tren të blinduar ai ka kaluar mëngjesin e sotëm kufijtë e Kinës. Lajmin e bën të ditur zyra e turizmit kinez në lokalitetin Dandong. Ky lokalitet ndodhet në kufirin mes Kinës dhe Koresë së Veriut.

Të premten presidenti kinez Hu Jintao i ka kërkuar Phenianit rinisjen e bisedimeve 6 palëshe që janë bllokuar para 2 vjetësh. Vizita e Kim synon edhe kërkimin e ndihmës ekonomike pasi Koreja e Veriut ndodhet prej kohësh në një krizë të thellë.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA