Irak, nis rinumërimi manual i votave
03/05/2010 17:50
Në Bagdad ka nisur sot rinumërimi manual i votave të zgjedhjeve të marsit, që janë të disa qendrave zgjedhore të kryeqytetit iraken.
Kryeministri në ikje, Nouri al Maliki kërkoi rinumërimin, duke deklaruar se sistemi elektronik ishte me defekt.
Zgjedhjet u fituan nga rivali i Al Malikit, Iyad Allawi dhe blloku i tij politik Irqiya, por votat e mara nuk mjaftonin për të formuar qeverinë.
Rinumërimi ka të bëjë me 68 mandate deputeti dhe mund të ndryshojë materialisht rezultatin e zgjedhjeve. Numërimi i rreth 2 milionë votave mund të kërkojë disa javë kohë.
Top Channel