Indi, dënohet atentatori i Mumbait

03/05/2010 17:45

Një person me kombësi pakistaneze është dënuar sot nga një gjykatë indiane për rolin e tij në sulmet vdekjeprurëse të kryera në Mumbai në vitin 2008.

Mohamad Ajmal Amir Qasab, 22 vjec, personi i vetëm që i mbijetoi reagimit të ushtrisë indiane, u shpall fajtor për vrasje, kryerje të veprimeve luftarake në Indi dhe për mbajtje të eksplozivit.

Sulmet e dy vjetëve më parë lanë pas 174 të vdekur, përfshirë 9 atentatorë, si dhe ftohën marrëdhëniet mes Indisë dhe Pakistanit.

Ministri indian i Brendshëm deklaroi se dënimi i sotëm është një mesazh që i jepet Pakistanit, që të mos eksportojë terrorizëm në Indi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA