Bërthamoret, Ki Moon: Irani të sqarojë dyshimet
03/05/2010 19:45
Presidenti i Iranit duhet të sqarojë dyshimet dhe shqetësimet e ndërkombëtarëve për programin e tij bërthamor.
Deklarata është bërë nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, i cili ka kërkuar që presidenti iranian Ahmadinejad të tregojë se programi bërthamor i republikës islamike nuk synon armën atomike.
“Na lejoni të shprehemi qartë, se detyra për të sqaruar dyshimet dhe shqetësimet për programin bërthamor i takon Iranit”, ka pohuar Ki Moon.
Numri 1 i OKB-së ftoi presidentin Ahmadinejad që të pranojë propozimin e ANEB për të transferuar materialin bërthamor jashtë vendit.
Top Channel