Afganistan, mina merr jetën e 8 civilëve

03/05/2010 10:40

E hënë e përgjakshme zbardhet në Afganistan ku një minë artizanale ka shpërthyer gjatë kalimit të një autobusi, duke marrë jetën e 8 civilëve.

Makina e transportit po udhëtonte në një rrugë që të con në qytezën Zurmat kur ka shkelur në një minë, e cila hodhi në erë autobusin. Lajmin e bën të ditur zv/shefi i policisë së provincës Paktya, Ghulam Dastagir Rustamayr.

Ai ka theksuar gjithashtu se 14 persona u plagosën, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA